Hajni po ikte nga policia që ishin vënë pas, por hasi në një pitbull që e “neutralizoi”

Ndryshe

Hajni po ikte nga policia që ishin vënë pas, por hasi në një pitbull që e “neutralizoi”

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:53
Pamje nga video

Policia e Brazilit ka arritur ta zë një hajn falë intervenimit të një qeni.

Disa pjesëtarë të njësisë speciale ishin duke vrapuar pas një hajni të cilin me sa duket nuk po mund ta zinin, por në momentin që në lojë u fut një qen gjithçka përfundoi siç ishte më së miri.

Derisa ky burrë po ikte nga policia, pranë tij ishte një burrë tjetër që kishte nxjerrë qenin për shëtitje i cili reagoi duke iu vërsulur.

Por shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë hapur një debat nëse ky qen i racës pitbull kishte nuhatur kriminelin, apo kishte besuar se krimineli do t’ia sulmojë pronarin.

Një gjë është e sigurt që po të mos ishte qeni, policët zor se do të arrinin ta kapnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat