Dreri theu xhamin për të hyrë në dyqan, gati goditi edhe pronarin

Ndryshe

Dreri theu xhamin për të hyrë në dyqan, gati goditi edhe pronarin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:26
Pamje nga video

Steven Gleason ka qenë me fat, që nuk është goditur nga një dre që theu xhamin dhe hyri në dyqanin e tij që ndodhet në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara.

Kafsha e frikësuar ka lëvizur me vështirësi, sepse dyshemeja ishte e rrëshqitshme, ndërsa është larguar pa shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

“Së paku doli si duhet nga dera dhe nuk bëri më shumë rrëmujë”, ka thënë Gelason me mahi, derisa e komentonte rastin.

Kalimi nëpër panelin e xhamit, duket që nuk i ka shkaktuar drerit ndonjë lëndim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat