Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë dy vite

Ndryshe

Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë dy vite

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:50
Ky moment prekës është filmuar nga anëtarët e familjes

Një djalë i ri kishte vendosur ta befasojë nënën e tij të cilën nuk e kishte parë për dy vite, duke iu shfaqur papritmas në shtëpi.

Ky moment prekës është filmuar nga anëtarët e familjes, ku shihet ky djalë i ri duke u futur në shtëpinë e tij në Skoci, ndërsa lidhur me rikthimin e tij nëna nuk ishte në dijeni.

Në video shihen se si prindërit e tij nuk mund të ndalin lotët, e në veçanti nëna e tij e cila në një moment shokohet kur e sheh të birin.

Ajo aq shumë gëzohet sa që në një moment bërtet dhe duke e hutuar, pasi nuk ishte në dijeni që ai po rikthehet në shtëpi pas dy viteve.

Ajo menjëherë iu drejtuar familjarëve, duke i akuzuar që ia kishin mbajtur të fshehtë lajmin që i biri i saj po kthehej në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat