Shpëtoi qenin në autostradë dhe e bashkoi me pronaren

Ndryshe

Shpëtoi qenin në autostradë dhe e bashkoi me pronaren

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 09:04
27-vjeçari ka shikuar në varësen e qafores së qenit, ku ishte numri i telefonit të pronares së tij

Can Kapadayi ka qenë duke vozitur në një autostradë të Londrës, kur ka parë një qen të vogël që lëvizte në mes të veturave.

Pasi e ka zënë me shumë mund qenin, 27-vjeçari ka shikuar në varësen e qafores së qenit, ku ishte numri i telefonit të pronares së tij.

“Kam një qen dhe do mërzitesha shumë sikur të më ikte dhe t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe. Më vjen mirë që e shpëtova”, ka thënë Kapadayi lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e takimit të gruas që priste në rrugë dhe brengosej për qenin që i kishte ikur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat