Teksa luante me shkopin me magnet, vogëlushja gjeti pesëmijë plumba të hedhur në lumë

Ndryshe

Teksa luante me shkopin me magnet, vogëlushja gjeti pesëmijë plumba të hedhur në lumë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 20:20
Leah Knewstub

Leah Knewstub nga Pirbright i Anglisë, ka qenë duke luajtur me shkopin e peshkimit që ka në maje një magnet, kur ka nxjerr nga lumi një plumb.

Prindërit e gjashtëvjeçares, kanë menduar se kjo është e vetmja gjë që gjeti në ujë, por doli se janë plotë tremijë të tilla.

Image
Plumbat që gjeti në lumë

“Asnjëherë nuk kam besuar se do të kapte diçka me këtë shkop, por ja se qenka me fat”, ka thënë nëna e fëmijës lidhur me rastin.

Ende nuk dihet se të kujt janë këta plumba, që janë krijuar për armë me tytë të gjatë.

Image
Sasia enorme e municionit

Tërë zona i është nënshtruar një hetimi të detajuar, nga frika se mund të ketë edhe municion tjetër edhe më të rëndë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat