Uji i rrëmbyeshëm rrëzon urën, të porsamartuarit dhe dasmorët barten me ekskavato

Ndryshe

Uji i rrëmbyeshëm rrëzon urën, të porsamartuarit dhe dasmorët barten me ekskavato

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:24
Pamje nga video

Marjun Bellesta dhe nusja Remelyn, janë martuar në një kishë të vogël që ndodhet në pjesën malore të Negros Oriental të Filipineve.

Por, me të dhënë betimet për jetesë të përbashkët, dhëndri 27-vjeçar dhe gruaja tij dy vite më e re, nuk mund të shkonin në ceremoninë martesore, pasi uji i rrëmbyeshëm kishte rrëzuar urën.

Në ndihmë iu ka dalë një kushëri, që barti me ekskavator nusen dhe dhëndrin nëpër lumin që u fry papritmas, shkaku i reshjeve të shiut.

“Ishte dita më e lumtur e jetës sime, gjithçka ishte e veçantë dhe shkoi për mrekulli”, ka thënë nusja Remelyn lidhur me rastin.

Mësohet se edhe shoqëruesit e bashkëshortëve të rinj, si dhe dasmorët tjerë janë bartur në të njëjtën formë në breg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat