Dhimbja e padurueshme në stomak ishte simptomë e një gjëje të tmerrshme

Ndryshe

Dhimbja e padurueshme në stomak ishte simptomë e një gjëje të tmerrshme

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 15:13
Operacioni

Kur një djalosh 15-vjeçar nga Malajzia vendosi të kërkojë ndihmën e mjekut për shkak të dhimbjeve të padurueshme në stomak, u zbulua se ai bart fetusin e binjakut të vdekur.

Tinejxheri që nga lindja kishte pasur dhimbje të fortë në stomak dhe mjekët në bazë të rezultateve të incizimit CT konstatuan se bëhet fjalë për tumor. 

Por, gjendja shëndetësore e të riut me kalimin e kohës u përkeqësua, derisa nuk u detyrua që të kërkojë ndihmën e mjekut.

Studimet e mëtejme treguan se në stomakun e djaloshit ndodhet në fetus. 

Fetusi, i cili është lindur me flokë, lëkurë, kurriz dhe organe gjenitale, peshonte 1.6 kilogram dhe ishte i gjatë 23.8 centimetra. 

Trupi është kthyer me kërkesë të nënës, e cila ka dashur që të varrosë.

Pacienti aktualisht është duke u shëruar me sukses.

Ndryshe, deri më tash janë regjistruar 200 raste të tilla në gjithë botën.

Image
Operacioni
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat