E zë burrin me tjetrën, i hakmerret duka ia shkatërruar veturën

Ndryshe

E zë burrin me tjetrën, i hakmerret duka ia shkatërruar veturën

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 16:18
Pamje nga video

Një grua e nervozuar ia ka shkatërruar veturën bashkëshortit, pasi e kuptoi se po e tradhtonte me tjetrën.

Videoja e filmuar me telefon të mençur që është postuar më poshtë, shfaq gruan e vendosur që t’i hakmerret partnerit të cilit ia shkatërron veturën edhe pse kalimtarët e rastit vazhdimisht e lusnin që të ndalet.

Sipas policisë, gruaja e kishte përcjell burrin dhe e kishte zënë duke u argëtuar me një femër tjetër, dhe menjëherë ishte drejtuar kah vetura e saj me të cilën vazhdimisht e godiste veturën e partnerit të jetës.

Një burrë shihet duke u munduar ta bindin gruan e nervozuar që të ndalet, por ajo vazhdimisht injoronte kërkesën e tij. Ndërkaq, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Arica në Kili. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat