Të veshur me maskota, hynë në lokalin rival dhe ofenduan punonjësit

Ndryshe

Të veshur me maskota, hynë në lokalin rival dhe ofenduan punonjësit

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 16:18
Pamje nga video

Punonjësit e një lokali të Burger King në Somerset të Anglisë, janë ofenduar me fjalë të ndyta, nga 15 shërbyes të maskuar që punojnë në McDonald’s.

Kompanitë që merren me shitjen e ushqimeve të shpejta, janë në rivalitet të madh për një kohë të gjatë, por ata luftojnë me anë të ofertave më të mira dhe risive në receta.

Mirëpo, kësaj radhe ishin shërbyesit me maskotën e njohur si Ronald McDonald’s, që u bënë të dhunshëm dhe tejkaluan kompetencat e tyre.

Asnjëra nga kompanitë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me rastin, ndërsa besohet se ata ishin organizuar vet dhe nuk kanë marrë ndonjë urdhër nga zyrtarët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat