Pranë dorës së bronztë dhe diskut misterioz që u gjetën në det, pritet të jenë edhe nëntë statuja

Ndryshe

Pranë dorës së bronztë dhe diskut misterioz që u gjetën në det, pritet të jenë edhe nëntë statuja

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 07:24
Pamje nga video

Zhytësit kanë gjetur dorën e bronztë që i përkiste një statuje, si dhe një disk misterioz në anijen e lashtë, që besohet se është fundosur para epokës tonë afër ishullit Antikythera të Greqisë.

Shërbyesit e marinës kishin bërë me dije se në atë zonë mund të ketë mbetje të ndryshme që i përkasin lashtësisë, derisa nuk është zhvilluar një ekspeditë për gjetjen e tyre.

Këto objekte që vlerësohet se janë të vjetra më se dymijë vjet, besohet se janë pjesë e një koleksioni ku përfshihen edhe nëntë statuja tjera.

Deri më tani, janë vetëm këto dy pjesë të prezantuara, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet, nga frika se gjithçka mund të dëmtohet nga plaçkitësit që kërkojnë gjësende në det. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat