Qeni i stërvitur duket sikur flet me pronaren

Ndryshe

Qeni i stërvitur duket sikur flet me pronaren

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 07:25
Pamje nga video

Natalia Fedorenko nga Amur Obast i Rusisë e ka stërvitur qenin e saj Bosia që ta thërret atë mama.

Qeni që ka 11 vjet, tund bishtin dhe qëndron në këmbët e pasme, ndërsa nxjerr zë që ngjan me aktorët kur flasin me zë të thellë.

“Për një kohë të gjatë, jam munduar t’ia mësojë dhe tani është sensacion i tërë lagjes”, është shprehur krenare Federenko, për arritjen e saj.

Pos që Bosia është bërë i famshëm në zonën ku jeton, veprimet e tij tani po bëjnë xhiro në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat