Sasia enorme e sanës, transportohet e vendosur sipër dy barkave

Ndryshe

Sasia enorme e sanës, transportohet e vendosur sipër dy barkave

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 07:56
Sasia e sanës transportohet e vendosur sipër dy barkave

Fermerët zakonisht shfrytëzojnë traktorët, që përmes rrugicave të fshatit të dërgojnë sanën që të shesin në treg.

Por, disa kolegë të tyre në Bangladesh kanë një mënyrë tjetër shumë më interesante dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë.

Image
Masa e sanës e balancuar sipër dy barkave

Ata kanë vendosur sasinë e madhe të barit të thatë, sipër dy barkave dhe me shumë kujdes lundruan nëpër lumë.

Derisa kanë arritur cakun, ku donin ta shisnin masën e gjatë 12 metra dhe të gjerë gjashtë metra, atyre iu desh të lundrojnë për tre ditë.

Image
Sasi enorme që u transportua për tri ditë

Raportohet se atyre nuk iu konvenon transporti nëpër rrugë normale, meqenëse shpenzimi për benzinë është i lartë dhe nuk mbulon shumën që fitohet prej shitjes së sanës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat