Shpëton mrekullisht turisti që bie nga ujëvara e lartë 50 metra

Ndryshe

Shpëton mrekullisht turisti që bie nga ujëvara e lartë 50 metra

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:40
Për fat të mirë, ai ka rënë në një hapësirë të ngushtë të mbushur me ujë, teksa rreth kishte shumë shkëmbinj të thepisur.

Turisti i njohur vetëm me mbiemrin Wang, ka kaluar ndalesat duke dashur të ketë një pamje më të mirë të një ujëvare në Hokou të Kinës.

Mirëpo, atij i ka rrëshqitur këmba në gurët e lagët dhe ka rënë prej 50 metrave lartësi, duke tmerruar shumë të pranishëm që ndosheshin në vizitë kësaj bukurie natyrore.

Për fat të mirë, ai ka rënë në një hapësirë të ngushtë të mbushur me ujë, teksa rreth kishte shumë shkëmbinj të thepisur.

Megjithëse ka lëndime në shumë pjesë të trupit, gjendja tij është normale dhe pa pasoja për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat