Merr fund beteja e 10-vjeçares, mund kancerin pas dy vitesh

Ndryshe

Merr fund beteja e 10-vjeçares, mund kancerin pas dy vitesh

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:09
Chrissy Turner

Një vajzë e vogël 10 vjeçe është pacientja më e vogël në botë që u diagnostikua me kancer gjiri. Chrissy Turner zbuloi një kokërr në gjoksin e saj kur ishte 8 vjeçe. Në 2015, ajo iu nënshtrua një ‘mastecomy’, që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit që të përhapet.

Prindërit e saj, Annette dhe Troy kanë luftuar me kancerin përpara prandaj e dërguan menjëherë vajzën që të merrte trajtim mjekësor.

Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes, dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme.

Pasi fitoi bejetën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë në mënyrë që të rritet si gjithë adoleshentet e tjera.

Ndërkohë, kostot kanë qenë shumë të larta dhe familja ka hapur një faqe ku cdo njeri mund të dhurojë para për vogëlushen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat