Adoleshentja kroate befason me lëvizjet në skenë, babai e mbështet nga publiku

Ndryshe

Adoleshentja kroate befason me lëvizjet në skenë, babai e mbështet nga publiku

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 07:11
Pamje nga video

Sara Seifert nga Vukovari i Kroacisë ka marrë pjesë në një emision për gjetjen e talenteve, ku ka shfaqur një vallëzim shumë kontrovers.

Fillimisht, 18-vjeçarja ka lëvizur të pasmet duke u sinkronizuar me muzikë, ndërsa më pas ka treguar edhe shkathtësitë e tjera të vallëzimit.

Megjithëse juria dhe shikuesit e konsideruan një paraqitje të pazakontë, babai i saj e mbështeste nga publiku, duke e inkurajuar gjatë tërë kohës.

“Nuk jam profesioniste, por kam mësuar për dy vjet të bëjë twerk nga interneti. Pse të mos më mbështet i ati, ai më ndihmon në çdo aspekt të jetës”, ka thënë Seifert lidhur me rastin.

Paraqitja saj ka ngjallur shumë debate, ngaqë është konsideruar si jo e denjë për atë platformë, ndërsa aspak e përshtatshme të shfaqet para prindit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat