Porositi një xhaketë nga Italia, djali shokohet nga ajo që gjeti brenda

Ndryshe

Porositi një xhaketë nga Italia, djali shokohet nga ajo që gjeti brenda

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 07:11
Xhaketa

Thuajse çdokush nga ne është i informuar që në Shqipëri ka shumë fabrika këpucësh dhe rrobash që firmat italiane i kanë hapur në vendin tonë.

Arsyeja e vetme pse janë hapur në vendin tonë është se me një të rënë lapsit e kanë kuptuar që krahu i punës në Shqipëri është shumë i lirë.

Mirëpo, me çfarë firme del në fund produkti i kompanive italiane që prodhohet në Shqipëri? Këtë na e tregon një qytetar që ka shkruar pranë JOQ.al.

Qytetari thotë:

“Më sollën ketë xhaketë nga Italia por më bën përshtypje që tek një vend lexon ‘Made in Albania’, ndërsa në një vend tjetër thotë ‘100% Made in Italy’.

Në qoftë se është bërë në Shqipëri, si na qenka bere 100% ne Itali?!! Edhe sa duhet të na i japin meritat, asnjëherë s’na i japin tamam.

Respekt për punëtorët shqiptarë të fasonerisë që u bie bretku për dy kacidhe lek e ndërkohë këto veshje jashtë shtetit shiten mbi 100 Euro.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat