Tenton të ikë nga hoteli duke u kacavjerrë nëpër telat e telefonit në një lartësi marramendëse

Ndryshe

Tenton të ikë nga hoteli duke u kacavjerrë nëpër telat e telefonit në një lartësi marramendëse

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:12
Arratisja

Hotelet mund të jenë të kushtueshme, por shumica e njerëzve do ta paguanin faturën e qëndrimit në të me kënaqësi sidomos nëse do të ishte në pyetje shmangia e ngecjes në një dritare në lartësi marramendëse.

Por, një burrë në kinë ka tjera prioritete.

Pamje që ju rrëqethin e shfaqin momentin kur ky burrë tenton të ikë nga hoteli, për të mos paguar, përmes dritares të dhomës së katit të 19-t.

Ai kacavirret në telat e telefonit në një lartësi marramendëse.

Por, gjërat i përkeqësohen, sipas gazetës “China Daily”, ai është luhatur rrezikshëm afër telave të rrugës së tensionit të lartë.

Edhe pse arratisja nga hoteli nuk i ka funksionuar, ai u shpëtua nga më e keqja pasi zjarrfikësit e zbriten në tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat