Një film dokumentar i incizuar para disa dekadash, sërish është bërë hit në rrjetet sociale, duke i falënderuar qenit më të bukur, më lojal e më besnik, qenit tashmë të njohur botësrisht, atij të Sharrit.
Supozohet se filmi dokumentar është realizuar në njërin nga fshatrat e rrethinës së Tetovës, ndërsa për aftësitë e këtij qeni dëshmon edhe kjo video paksa e lënë në harresë, por që të lë pa fjalë për besnikërinë e qenit ndaj tufës së dhenve nëpër Malësinë e Sharrit.