Peshku i çuditshëm me fytyrë si të njeriut, miku më i mirë i një zhytësi pensionist

Ndryshe

Peshku i çuditshëm me fytyrë si të njeriut, miku më i mirë i një zhytësi pensionist

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:09
Pamje nga video

Hiroyuki Arakawa nga Tateyama e Japonisë, ka zënë shoqëri me një peshk të rrallë që e ka fytyrën sikur të njeriut.

Pensionisti 79-vjeçar, është takuar për herë të par me krijesën e pazakontë para tridhjetë vitesh, ndërsa në dekadën e fundit ai e viziton atë shumë shpesh.

Meqenëse gjallesa ishte e sëmurë dhe iu desh ndihma tij për tu shëruar, tani i nevojitet t’i jepet ushqim, pasi është shumë e dobët për të zënë prenë.

“Kemi një besim të ndërsjellët. Shpresoj që e din, se unë e kam shpëtuar kur kishte nevojë”, ka thënë Arakawa lidhur me rastin që është duke bërë xhiro në internet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat