Dogjën gjërat që i përkisnin një të pastrehu, akuzohen për zjarr vënie të qëllimshme

Ndryshe

Dogjën gjërat që i përkisnin një të pastrehu, akuzohen për zjarr vënie të qëllimshme

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:12
Pamje nga video

Nicola King dhe Jerely Evans janë dërguar para drejtësisë, për shkak se i dogjën të gjitha gjërat që i përkisnin një të pastrehu që jetonte pranë disa lokaleve në Hampshire të Anglisë.

Pasi urinuan mbi dyshekun ku ai flinte, ato i vodhën telefonin dhe u larguan me të ndezur gjërat, por kamerat e sigurisë zbuluan veprimin e tyre.

Për këto veprime ato akuzohen për zjarr vënie të qëllimshme dhe në fund të muajit, do t’ju ndahet dënimi.

Mësohet se ato fillimisht ishin sjellë mirë me viktimën, por më pas kanë nisur ta ngacmojnë, duke bërë që ai të largohet prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat