Loja tradicionale nuk shkoi si duhet, shoqëruesi i dhëndrit u lëndua keq

Ndryshe

Loja tradicionale nuk shkoi si duhet, shoqëruesi i dhëndrit u lëndua keq

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:24
Pamje nga video

Gjatë një ceremoni martesore në Shandong të Kinës, një shoqërues i dhëndrit ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, pasi një lojë tradicionale nuk ka shkuar si duhet.

Atë vetëm është dashur ta lëkundin dhe ta lëshojnë ngadalë, por koka tij u përplas për dysheme dhe ai humbi ndjenjat.

“Është një lojë për të argëtuar të mysafirët, ku luhatet shoqëruesi i dhëndrit apo ndonjë shoqëruese e nuse. Me këtë rast, imitohet nata e parë e martesës së çiftit”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Megjithëse nuk ka marrë lëndime me pasoja për jetën, ai po qëndron ende në spital për kontrolle të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat