Kryen intervenime kirurgjike jashtë vendit, ndalohen në aeroport shkaku i pamjes

Ndryshe

Kryen intervenime kirurgjike jashtë vendit, ndalohen në aeroport shkaku i pamjes

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:12
Ilustrim

Gratë që kishin kryer intervenime kirurgjike për të ndryshuar pamjen në Korenë e Jugut, janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë së aeroportit kur janë kthyer në Kinë.

Pamja e tyre ishte krejtësisht ndryshe dhe dallonte nga fotografia që kishin në pasaportë, duke ngjallur dyshime për identitetin e tyre.

Image
Ndryshimet e tri grave që iu nënshtruan intervenimit kirurgjik

Megjithëse shihej që i janë nënshtruar operimit për përmirësime estetike, nuk kishin dokumentet e duhura për të treguar në cilat spitale kanë kryer intervenimet.

Trendi i operacioneve plastike në Kinë është dukuri në rritje, ndërsa po bëhen përpjekje që të ketë shënime të detajuara, për njerëzit që kanë bërë këto ndërhyrje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat