Banorët e frikësuar me atë që dukej si krokodil, në lumin pranë shtëpive të tyre

Ndryshe

Banorët e frikësuar me atë që dukej si krokodil, në lumin pranë shtëpive të tyre

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:41
Pamje nga video

Chris Davies ka qenë duke e shëtitur qenin, kur ka parë në lumin që ndodhet në Chelsea Harbour të Anglisë, atë që dukej sikur krokodil.

Burri 46-vjeçar ka telefonuar forcat e rendit, ndërsa banorët kanë shikuar të frikësuar nga bregu.

Por, pas intervenimit është kuptuar se ishte vetëm një lodër plastike, që ngjate shumë me reptilin.

Kjo nuk është hera e parë, që dikush lajmëron për ndonjë gjallesë të rrezikshme në lumë.

Figura e një delfini që ka lundruar më parë në këto ujëra, ishte raportuar si një krijesë e rrezikshme dhe u realizua intervenim i njëjtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat