Peshkaqeni që përfundoi në pishinë, shpëtohet nga një grua duarthatë

Ndryshe

Peshkaqeni që përfundoi në pishinë, shpëtohet nga një grua duarthatë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:46
Pamje nga video

Melissa Matheier ka qenë në një pushimore në Sydney të Australisë, ku ka intervenuar për të shpëtuar një peshkaqen, që kishte përfunduar në një pishinë.

Duarthatë dhe pa asnjë mjet ndihmës, ajo e ka kapur gjallesën për ta kthyer sërish në det.

“Nuk ishte më i gjatë se një metër, ishte një bebe që nuk përbën aspak rrezik”, ka thënë Matheier me modesti.

Rasti është përhapur me shpejtësi ne medie, për guximin e saj dhe teknikën për ta kapur peshkaqenin që ka lëkurë shumë të rrëshqitshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat