Anulohet fluturimi, udhëtari argëton të pranishmit duke kënduar në aeroport

Ndryshe

Anulohet fluturimi, udhëtari argëton të pranishmit duke kënduar në aeroport

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 17:24
Pamje nga video

Mike Vadala që po priste në një aeroport të New Orleans në Shtetet e Bashkuara, ka filmuar një udhëtar që këndoi për të pranishmit, pasi që fluturimi ishte shtyrë.

Pasi që tregoi aftësitë në këndim dhe vallëzim, të gjithë nisën të duartrokitnin për mënyrën se si u argëtuan prej tij.

“Nuk ka më keq se kur anulohet fluturimi, por kësaj radhe ishte tepër këndshëm”, ka thënë Vadala lidhur me rastin.

Pos që iu pëlqeu udhëtarëve në aeroport, ky njeri është pëlqyer edhe nga shikuesit, pasi videoja që mund të shihni më poshtë, është parë mbi 15 milionë herë brenda pak ditësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat