Tanimë picat do të përgatiten edhe nga një robot!

Ndryshe

Tanimë picat do të përgatiten edhe nga një robot!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 22:19
Pamje nga video

Robotët mund të rrezikojnë një numër të madh të vendeve të punës në të ardhmen, por së paku ato pritet të përgatisin edhe picat.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për kompaninë e themeluar në vitin 2015, Zume Pizza e cila përdor robotët dhe inteligjencën artificiale për të bërë pica më shpejt.

Ato, siç thuhet më tej, janë në gjendje që përveç shtrirjes së salcës, të fusin dhe largojnë ato nga furrat, një gjë të cilën deri më tani e bëjnë punëtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat