Poetin që shkrimi e ndihmon ta luftojë sëmundjen mendore

Ndryshe

Poetin që shkrimi e ndihmon ta luftojë sëmundjen mendore

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:06
Neil Hilborn

27 vjeçari nga Houston, Neil Hilborn, ishte diagnostifikuar me OCD (Çrregullim Obsesiv Kompulsiv) si fëmijë, dhe pastaj si bipolar në kolegj, ndërsa e ka përdorur poezinë si mjet për t’i luftuar këto dy gjendje mendore.

Tani, ai është një ndër poetët më të dëgjuar në botë, pasi që ka kompletuar një turne në Britani të Madhe, në Union Chapel të Londrës Veriore.

Ndërsa, për ta shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Hilborn foli për The Independnet, lidhur me poezinë si terapi, për procesin e tij artistik dhe pse mendon se poezia e tij OCD është poezi mjaft e famshme.

“Ndjesia që kam kur flas me njerëz për atë poezi është që, përderisa shumica e njerëzve nuk kanë eksperiencë me OCD, pothuajse të gjithë janë ndjerë se po e prishnin një lidhje të rëndësishme shkaku i pjesëve të pandryshueshme të tyre”, tha Hilborn.

“Të shkruarit është mjaft terapeutike për mua. Kur shkruaj ndjenjat e mia, jam bukfalisht duke e bërë të jashtme gjendjen time të brendshme”, shtoi ai ndër të tjera.

Hilborn njoftoi se pranon rreth 50 mesazhe në ditë nga njerëz që thonë se të qenit i hapur i ka inspiruar ata që të flasin haptas për shëndetin e tyre mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat