Fëmija i maskuar detyrohet të vjedh telefonin në kafene

Ndryshe

Fëmija i maskuar detyrohet të vjedh telefonin në kafene

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 07:51
Pamje nga video

Darren Smith nga Kent i Anglisë ka postuar pamjet që tregojnë momentin kur i është vjedhur telefoni i shtrenjtë.

Pasi lokali ishte i zbrazët, burri i veshur si vampir ka urdhëruar fëmijën e maskuar që ta grabit pajisjen e shtrenjtë që ndodhej mbi banakun e kafenesë.

Ata ishin pjesë e një ahengu, që zhvillohen në kuadër të festës së Halloween, ndërsa nuk besohet se hynë në lokal pikërisht për të vjedhur.

Forcat e rendit kanë nisur hetime, në përpjekje të zbulojnë identitetin e të rriturit që inkurajoi vogëlushin të kryente vjedhjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat