Skeleti misterioz i gjatë më afro 20 metra, disa dyshojnë të jetë dragua

Ndryshe

Skeleti misterioz i gjatë më afro 20 metra, disa dyshojnë të jetë dragua

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:08
Pamje nga video

Banorët në një fshat të vogël në Hebei të Kinës, janë befasuar me një skelet misterioz të gjatë afro 20 metra.

Ende nuk dihet se kujt i përkasin këto mbetje, që kanë kafkë, brinjë, si dhe disa zgjatime si duar dhe këmbë.

Bazuar në mitologjinë kineze, dragonjtë nuk kanë krahë, por ata lëvizin nëpër ajër duke e lakuar trupin si gjarpri.

“Mund të jetë ndonjë lojë, vetëm sa për tu tallur”, si dhe “janë pjesë e ndonjë skene filmi”, kanë qenë dy nga komentet, që tregojnë se nuk ka të bëjë me ndonjë krijesë mitike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat