Pishina unike brenda dhomës luksoze të hotelit që po habit të gjithë

Ndryshe

Pishina unike brenda dhomës luksoze të hotelit që po habit të gjithë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:09
Pamje nga video

Pa dyshim që çdo person ëndërron të ketë një pishinë private, por pamjet e publikuara më poshtë të një pishine unike, tregon se deri në cilën masë ka shkuar kreativiteti i inxhinierëve dhe arkitektëve.

Oded David nga Izraeli, kishte vendosur të pushoj në kompleksin Dana Villas në Firostefani, dhe mbeti pa mend kur brenda dhomës gjeti një pishinë unike e cila kishte labirinte.

Videoja e publikuar në YouTube, shfaq Oded duke eksploruar nëpër dhomë dhe më pas në tualet, ku përmes një dritare të “fshehtë” mund të kaloj në një pishinë që e dërgon në hapësirën e hapur, nga ku mund të shijohet në maksimum momenti i perëndimit të diellit.

Sapo mbërrin në vendin nga ku mund të shikoj perëndimin e diellit, ai takohet me gruan e tij e cila po shijonte bukuritë natyrore me një gotë verë në dorë.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga mbi 12 mijë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat