Ngjitet nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të frigoriferit, sikur të ishte alpiniste profesioniste

Ndryshe

Ngjitet nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të frigoriferit, sikur të ishte alpiniste profesioniste

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga video

Tana Oliver nga Utah e Shteteve të Bashkuara, e kishte vënë një laps në maje të frigoriferit, sepse vajza saj Scarlett shkruante nëpër të gjitha hapësirat.

Por, kjo nuk e ndalin dyvjeçaren të merrte sërish lapsin, pasi u ngjit nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të kapakëve.

Zbritjen e ka pasur më të lehtë, megjithëse edhe për të tregoi kujdes dhe u kthye me sukses në dysheme.

“Alpinistja me pelena, është vështirë të realizohet kjo lëvizje”, ka qenë një nga komentet, për rastin që po qarkullon në internet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat