Mësimdhënësja dënohet pasi shkroi fjalën budalla në ballin e nxënësit

Ndryshe

Mësimdhënësja dënohet pasi shkroi fjalën budalla në ballin e nxënësit

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një mësimdhënëse në St. Petersburg të Rusisë është dënuar me 17 dollarë pasi ka shkruar fjalën ‘budalla’ në ballin e një nxënësi.

Olga Alferova, e cila jep mësim në shkollën Keeper, kishte përdorur një laps të zi për të shkruar në ballin e nxënësit të saj.

Ajo raportohet të ketë ndërmarrë këtë si masë për të “vetëdijesuar” nxënësit që të mos bëjnë vizatime në duar.

Gjykata mori vendim se mësimdhënësja ka ofenduar dinjitetin e nxënësit dhe e dënoi atë me 1000 rubla, ose 17 dollarë.

Alferova më herët kishte dhënë dorëheqje nga puna e saj, pasi që nëna e djaloshit e kishte pyetur: “Çfarë ka bërë Lyosha im për t’ju ofenduar juve?" Mësimdhënësja i ishte përgjigjur me fjalët: "Asgjë, ishte ashtu si ishte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat