Lëshuesi me kostum bëhet i pari në histori që kalon nëpër tri shënjestra

Ndryshe

Lëshuesi me kostum bëhet i pari në histori që kalon nëpër tri shënjestra

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 22:46
Pamje nga video

Sven Ugau kaloi nëpër tri shënjestrat e vendosura në malin Walenstadt të Zvicrës, duke u bërë i pari në histori që përfundon me sukses këtë disiplinë.

Të gjithë rrugëtimin 37-vjeçari e ka pasur nën kontroll, përfshirë edhe goditjen e trefishtë nëpër tablotë e letrës, ndërsa ndaloi me shumë sukses.

“Vetëm një herë kam zënë shënjestrën, derisa në provën për të zënë dy në të njëjtën kohë kam dështuar. Jam shumë i gëzuar për këtë arritje”, ka thënë Ugau lidhur me rastin.

Para se të zbulonte këtë lloj lëshimi, ai është marrë me motoçiklizëm të shpejtë dhe hedhje me parashutizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat