Infermierja u arrestua padrejtësisht, fiton 500 mijë dollarë dëmshpërblim

Ndryshe

Infermierja u arrestua padrejtësisht, fiton 500 mijë dollarë dëmshpërblim

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 09:22
Alex Wubbels

Ajo u arrestua pasi kishte refuzuar të merrte një mostër gjaku nga një pacient në spital.

Arrestimi i saj, në korrik, shkaktoi zemërim sidomos kur dolën pamjet dhe ajo u shfaq duke u shoqëruar me dhunë për në polici.

Alex  Wubbels arriti marrëveshjen për kompensim me qytetin e Salt Lake dhe Spitalin e Utah, tha avokati i saj.

Detektivi Jeff Payne, u dërgua në  spitalin e Utah në datën 26 korrik për të  marrë  një  mostër gjaku nga një shofer i kamionëve, i cili ishte pa ndjenja, si i dyshuar për një përplasje me policin.

Infermierja e cila ishte kujdestare atë ditë, i tha detektivit Payne që ai nuk kishte një  urdhër për marrjen e mostrës së gjakut, si kërkohej nga ligji.

Gjithashtu ajo shtoi që gjaku nuk mund të merret nga pacienti pa miratimin tij.

Në përfundim, infermierja fitoi të drejtën e saj, dhe mori si shpërblim shumën prej 500 mijë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat