Droni rrëzohet nga goditja e letrës higjienike

Ndryshe

Droni rrëzohet nga goditja e letrës higjienike

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Pamje nga video

Shikuesi i ndeshjes së futbollit që po zhvillohej në një stadium të Argjentinës, ka rrëzuar dronin që po filmonte pamjet për një kanal televiziv.

Fluturakja që ishte disa metra larg, është rrëzuar nga goditja me letrën higjienike dhe ka rënë poshtë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, por besohet se ai nuk dëshironte që të shihen nga afër lojtarët e skuadrës së tij të preferuar.

Raportohet se dronët shfrytëzohen shumë në shumë organizime sportive, aty ku kamerat e zakonshme nuk mund të kryejnë punë, ndërsa ky është rasti parë i këtij lloji. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat