Shitësi për një arsye banale nuk e ndihmoi vajzën e vogël me diabet

Ndryshe

Shitësi për një arsye banale nuk e ndihmoi vajzën e vogël me diabet

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:26
Foto ilustruese

Një ngjarje që tregohet nga vajza e quajtur Mila Dosevska ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale ku ajo me shumë dhimbje e tregon ngjarjen që i ka ndodhur me shitësin e qytetit të saj i cili nuk i doli në ndihmë.

Dosevska në Facebook shkruan për ngjarjen, që është shpërndarë në mënyrë virale në Facebook.

Ju sjellim të plotë ngjarjen e treguar nga vajza e mitur e cila vuan nga diabeti.

”Unë jam fëmijë me diabet. Kur kthehesha nga shkolla kisha problem pasi më ra niveli i sheqerit në gjak dhe gjendja ime u përkeqësua. Gjyshja ime donte që të më blejë një banane dhe të më nivelizojë sheqerin në gjak. Ishim para një shitoreje aty në lagjen ku unë fillova të ndjehem keq. Shitorja gjendet në qendër të Velesit (afër shitores së Vip-it). Zotëriu që punonte aty e kuptoi se për çfarë bëhet fjalë por nuk e lejoi gjyshen time të blejë një banane të vetme pasi nuk ka dashur që t’i ndajë nga tufa. Pastaj ai e nënqeshi gjendjen time” shkruan vajza Dosevska.

Ajo vazhdon të shkruaj për këtë rast në përgjithësi.”Mirë bre njerëz, çfarë shembulli ju jepni fëmijëve? Ndoshta gjyshja ime kishte para vetëm për një banane. Po të isha unë në vendin e shitësit, me gjithë zemër do të jepja gjithçka për t’i ndihmuar ndonjërit që është me diabet.”

Dosevska thotë se 14 nëntori është dita ndërkombëtare për personat me diabet. ”I përshëndes të gjithë personat me diabet dhe ju lutem t’i ndihmoni të gjithë këto njerëz që kanë diabet. Nuk do të varfëroheni nëse jepni nga zemra një banane, pa qoftë edhe pa para” përfundon vajza e cila ndjehet e nervozuar nga ngjarja në fjalë.

Ky rrëfim i saj ka ngjallur komente dhe shumë mbështetje ndaj saj por edhe ka nervozuar shumë njerëz me sjelljen e shitësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat