Kthen kokën prapa, habitet kur sheh delet që ia mbushën kuzhinën

Ndryshe

Kthen kokën prapa, habitet kur sheh delet që ia mbushën kuzhinën

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 16:22
Pamje nga video

Rosalyn Edwards po përgatiste darkën në shtëpinë e saj në Devon të Anglisë, kur ndjeu një zhurmë të lehtë dhe ktheu kokën prapa.

Pronarja 40-vjeçare është habitur kur e ka gjetur kuzhinën e mbushur me nëntë delet që ajo i mban në fermë.

“Kemi marrë një qen të vogël, që të jetë kujdestar i tufës. Besoj se ai i ka drejtuar brenda në shtëpi”, ka thënë Edward lidhur me rastin.

Sipas saj, këto kafshë të fermës nuk ishin kurrë as të oborri i shtëpisë e aq më pak që të hyjnë brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat