Formimi i “M”-së në pëllëmbën e dorës, ka një domethënie speciale

Ndryshe

Formimi i “M”-së në pëllëmbën e dorës, ka një domethënie speciale

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:03
Dora me M

Vetëm pak njerëz kanë vijën në dorë që formon gërmën ‘M’: thuhet se këta janë të veçantë, me një intuitë të fortë dhe një shpirt sipërmarrës. Ata janë të mbrojtur nga fati, që i bën të suksesshëm në jetë, falë edhe vetëvlerësimit dhe disiplinës së brendshme.

Intuita i bën të fitojnë në dashuri, duke parashikuar dëshirat apo problemet e partnerëve dhe në karrierë: ato nuk gënjehen kollaj dhe arrijnë shumë shpejt që të pikasin jerëzit që ua dëmtojnë suksesin.

Njerëzit me shkronjën ‘M’ në pëllëmbën e dorës kanë kontroll të plotë të jetës së tyre: ata kanë guximin të ndryshojnë plotësisht rrugën dhe të zotërojnë një frymë udhëheqjeje.

Thuhet se në të kaluarën shumë personazhe shumë të rëndësishëm e kanë pasur këtë tipar: kush e ka, është gjithmonë një hap përpara të tjerëve në jetë. / Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat