Rezervarët iu zbrazeshin në mënyrë misterioze, habiten me majmunin që ua pinte benzinën

Ndryshe

Rezervarët iu zbrazeshin në mënyrë misterioze, habiten me majmunin që ua pinte benzinën

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:07
Pamje nga video

Shoferët dhe motoçiklistët që parkonin në një hapësirë në Panipat të Indisë, brengoseshin për rezervuarët që iu zbrazeshin në mënyrë misterioze.

Askush nuk e kishte idenë, se çfarë iu ndodhte vazhdimisht të gjitha makinave, derisa u zbulua se fajtor ishte një majmun që e pinte benzinën.

Kafsha që duket se ka fituar varësi nga lëngu i ndezshëm, ishte gjithmonë në gjendje të çrregullt dhe refuzonte ushqimet që ia jepnin si dhuratë.

Majmuni që ishte miqësor dhe shëtitej nëpër atë zonë, është ndjekur nga banorët që e kanë dërguar në periferi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat