Hajduti kthen qenin e vjedhur

Ndryshe

Hajduti kthen qenin e vjedhur

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Familja në Melburn tha se ishin mjaft të “pikëlluar” nga vjedhja e Sashës, pasi ishte “miku më i mirë i vajzës së tyre 4-vjeçare, Maia.

Qenushi i një vajze të vogël është bashkuar me familjen, mesa duket nga i njëjti hajdut që e vodhi.

Sasha, një labrador vetëm 8 javësh, ra pre e vjedhjes së hajdutëve bashkë me një laptop, iPad dhe disa bizhuteri. Familja në Melburn tha se ishin mjaft të “pikëlluar” nga vjedhja e Sashës, pasi ishte “miku më i mirë i vajzës së tyre 4-vjeçare, Maia.

Por vetëm tre ditë më vonë Sasha u gjet në kopshtin e shtëpisë, mesa duket nga vetë hajduti. Këlyshi, për të cilin të zotët thonë se duhet të ketë vëmendje për kushtet mjekësore, kishte vetëm një javë që ishte marrë prej tyre kur e vodhën.

Babai i Maias u shfaq në televizionin australian bashkë me të bijën që qante për qenushin, para se ai të gjendej të enjten në oborrin e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat