Njihuni me Borisin, djalin që pretendon se ka pasur një jetë të mëparshme në Mars

Ndryshe

Njihuni me Borisin, djalin që pretendon se ka pasur një jetë të mëparshme në Mars

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 18:35
Boris Kipriyanoviç

Një djalë rus i cilësuar si gjeni beson se ai kishte një jetë të mëparshme në Mars dhe prindërit e tij i besojnë këtij fakti. Rasti i çuditshëm i Boris Kipriyanoviç, tani i moshës 20 vjeçare, vazhdon të shqetësojë ekspertë.

Ai së pari erdhi në vëmendje të teoricienëve të konspiracionit dhe të besimtarëve të epokës së Re në vitin 2008, kur ai ishte subjekt i dokumentarit ‘Boriska: Djalë i ardhur  nga Marsi’. Që në moshë të vogël, ai filloi t’u tregojë ekspertëve rreth jetës së tij të mëparshme në Mars. Boris beson se ai jetonte në një qytetërim të huaj që u shkatërrua nga lufta dhe pastaj nga një katastrofë bërthamore.

Ai popull  njihej si Martianët të cilët ishin shtatë metra të gjatë dhe thithnin dioksid karboni, tregon  ai.Ai pretendon se ai ishte një pilot marsian dhe udhëtoi për në tokë ku ai u ‘rilind’ në 1996.

Pretendimet e çuditshme kanë shkaktuar diskutim të pafund në faqet e internetit të teorisë së komplotit. Boriska thuhet se ka shfaqur inteligjencë shumë më të lartë se mesatarja në  moshë  të re  duke lexuar, shkruar dhe duke folur që në 18 muaj të jetës. Ai së pari u bë i famshëm në Rusi ku dhe tregon vazhdimisht për jetën e tij të mëparshme në Mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat