Njëri e godet në kokë, tjetri e tërheq për bishti – pamje që tregojnë se si trajtohet një tigër në një kopsht zoologjik

Ndryshe

Njëri e godet në kokë, tjetri e tërheq për bishti – pamje që tregojnë se si trajtohet një tigër në një kopsht zoologjik

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:53
Pamje nga video

Një video e publikuar nga mediat e huaja, tregon momentin kur dy kujdestarë të një kopshti zoologjik e keqtrajtojnë një tigër.

Sipas asaj që shihet edhe në pamje, bëhet fjalë për një moment kur njëri nga punonjësit e godet atë në kokë, ndërsa tjetri e tërheq për bishti.

Pamjet thuhet se janë marrë në parkun e Dreamworld, në Queensland – Australi.

Dhe siç edhe pritej ka ardhur reagimi i atyre që i kanë parë pamjet.

“Kjo është e neveritshme dhe tregon një shpërfillje të hapur për jetën e kafshës”, ka shkruar një komentues.

Ndërsa sipas menaxherit të parkut, gjesti në fjalë ka ndodhur pasi që dy tigra po ziheshin me njëri-tjetrin dhe ishte e nevojshme intervenimi i punonjësve për të shmangur incidentet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat