Tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën, babai përballet me adoleshentët e armatosur

Ndryshe

Tentojnë t’i rrëmbejnë vajzën, babai përballet me adoleshentët e armatosur

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 12:07
Situata u konstatua nga i ati i vajzës, i cili rrëmbeu menjëherë armën dhe doli menjëherë të përballet me të rinjtë.

Një baba është vlerësuar si hero teksa është përballur me guxim me një bandë adoleshentësh të armatosur, të cilët u përpoqën ti rrëmbejnë vajzën.

Amber Brackney, 17 vjeçe, po dilte nga shtëpia në Crestvieë me makinën e saj kur zbuloi rrugën e bllokuar me fuçi nga një grup të rinjsh të armatosur.

Situata u konstatua nga i ati i vajzës, i cili rrëmbeu menjëherë armën dhe doli menjëherë të përballet me të rinjtë.

Policia ka njoftuar se dyshonte se adoleshentët kishin në plan që vajza të dilte nga automjeti i saj dhe të largonte fuçitë nga rruga dhe më pas ta rrëmbenin atë.

Policia u njoftua menjëherë mbi ngjarjen dhe u vu në lëvizje, duke arrestuar 4 të rinj të moshës nga 15 deri në 19 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat