Figura e Hitlerit hiqet nga muzeu për shkak të selfie

Ndryshe

Figura e Hitlerit hiqet nga muzeu për shkak të selfie

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:41
Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler

Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler, në madhësi natyrale është larguar nga muzeu i Indonezisë në qytetin Jorjakarta, pasi që një numër i madh i vizitorëve duke qeshur kanë bërë selfie, gjë e cila shkaktoi zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Fotografitë e ngarkuara në rrjetet shoqërore paraqesin njerëzit duke pozuar pranë figurës së liderit nazist, të vendosur para fotografisë së kampit në Aushvic.

Po ashtu ka pasur edhe fotografi ku të rinjtë e veshur në uniforma me ngjyrë portokalli kanë bërë përshëndetje naziste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat