Transformuan shtëpinë që e blenë për një euro

Ndryshe

Transformuan shtëpinë që e blenë për një euro

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 11:37
Shtëpia ishte në aq gjendje të dobët, saqë ata nuk mund të shikonin brenda sepse ishte shumë e rrezikshme.

Çifti anglez, Sam dhe Rachael Kamau kishin blerë një vit më parë një shtëpi për vetëm një funte.

Sidoqoftë, shtëpia kishte qenë në gjendje katastrofave, ku çifti pohon se “një ujvarrë rridhte përgjatë shkallëve” dhe “banjoja nuk kishte dysheme”, kur këtë shtëpi ua kishte dhënë këshilli i qytetit si pjesë e skemës “Shtëpitë për Një Funtë”.

Shtëpia ishte në aq gjendje të dobët, saqë ata nuk mund të shikonin brenda sepse ishte shumë e rrezikshme.

Rachael dhe Sam kanë banuar me qera për 16 vjet në Liverpool kur ishin shpërngulur në Keni, dhe vendosën që ta provojnë këtë projekt, në mënyrë që ta kenë pronën e tyre.

Kjo familje katër anëtarshe, përfshirë vazjat Alexis dhe Anne, shpenzoi një vit dhe mijëra funte për ta rregulluar këtë pronë, dhe tani kanë hapur dyert e tyre për mediat që ta shohin arritjen e tyre të madhe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat