Kuptojnë që e kanë vajzën të gjallë, pasi e shohin në televizion

Ndryshe

Kuptojnë që e kanë vajzën të gjallë, pasi e shohin në televizion

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:32
Meghan DiGiacomo u profilizua nga rrjeti i lajmeve kabllore në programin e Anderson Cooper gjatë kësaj jave.

Prindërit, vajza e të cilëve ishte e varur nga heroina, nuk ishin të sigurt nëse ajo ishte ende gjallë apo jo.

Kjo pasiguri, zgjati derisa ata e panë atë në një intervistë në CNN, dokumentar ku po trajtonte jetën e të varfërve të pastrehë në Boston.

Meghan DiGiacomo u profilizua nga rrjeti i lajmeve kabllore në programin e Anderson Cooper gjatë kësaj jave.

Raporti i korrespondentit të CNN, Gary Tuchman ishte rreth Methadone Mile në Boston – një shtrirje në qendër të qytetit që është bërë një strehë për të varurit nga heroina.

Vajza e tyre dhe një tjetër të cilët po intervistoheshin nga gjiganti mediatik amerikan, rrëfyen se si ata nuk ishin në gjendje të largoheshin nga heroina përkundër shumë përpjekjeve për rehabilitim.

Kur Paul DiGiacomo dhe gruaja e tij, Julie Chandler, panë Meghan DiGiacomo në televizion, ata më në fund besuan se vajza e tyre, pas një kohe të gjatë kërkimesh, është gjallë.

Pas këtij dokumentari, prindërit u takuan me vajzën e tyre dy javë pas transmetimit në televizion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat