Gdhendi një shkëmb për 40 vjet e fqinjët mendonin se ishte çmendur, sot të gjithë e kanë zili

Ndryshe

Gdhendi një shkëmb për 40 vjet e fqinjët mendonin se ishte çmendur, sot të gjithë e kanë zili

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 08:59
Shkemb

Për 40 vjet, Alberto Gutierres Giron e ka kaluar jetën e tij i vetëm në malet e Nikaraguas.Ai ka gdhendur një shkëmb prej nëntë metrash në plot nëntë dekada.

Kur e filloi këtë, Alberto tregon se të gjithë e mendonin si të çmendur, sepse kalonte një pjesë të madhe të kohës atje.

Ai shprehet se e ka patur ëndërr që kur ishte nëntë vjeç dhe se e pëlqente jetën në male, duke eksploruar dhe gdhendur në gurët e veçanta.

Pas 40 viteve, në kryeveprën e tij mund të shihen kafshë, një katedrale dhe kullat binjake të New Yorkut.

Njerëzit që dikur thonin se ishte çmenduri tashmë e vizitojnë, ndërsa vetëm në dekadën e fundit kanë qenë plot 30 mijë njerëz që e kanë vizituar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat