Nuk e vëzhgoi mirë rrugën, djaloshi për pak centimetra nuk u shtyp për vdekje nga kamioni i madh

Ndryshe

Nuk e vëzhgoi mirë rrugën, djaloshi për pak centimetra nuk u shtyp për vdekje nga kamioni i madh

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:43
Ndërsa autobusi largohet, kamioni i madh afrohet, por i riu nuk e ka idenë se çfarë po vinte me shpejtësi drejt tij.

Ky është momenti i tmerrshëm kur një fëmijë për pak centimetra nuk u godit për vdekje nga një kamion, pasi vrapoi nga prapa një autobusi, duke tentuar të tejkalonte rrugën.

Pamjet drithëruese, siç thuhet në përshkrimin e videos, se tregojnë momentin kur djali po zbriste nga një autobus në Høyanger, Norvegji, me një grup prej katër të rinjve të tjerë.

Fëmijët fillimisht presin në anën e rrugës, por djali, i veshur me pantallona të shkurtra të bardha dhe një këmishë të errët, del në rrugë.

Ndërsa autobusi largohet, kamioni i madh afrohet, por i riu nuk e ka idenë se çfarë po vinte me shpejtësi drejt tij.

Dhe për fatin e mirë, shoferi i kamionit vëren fëmijën dhe ndalon, vetëm pak centimetra larg për ta goditur djalin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat