Gjyshja e la vetëm për 30 sekonda, nipi zbrazi ngjyrë në tepihun e njëmijë eurove

Ndryshe

Gjyshja e la vetëm për 30 sekonda, nipi zbrazi ngjyrë në tepihun e njëmijë eurove

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:45
Pamje nga videoja

Jacob Frew nga Shotts e Skocisë, që mbeti vetëm për 30 sekonda, shfrytëzoi rastin që të zbrazte ngjyrën për mure, në tepihun e ri të gjyshes Brenda.

Kjo e fundit ishte duke i mbledhur disa lodra të fëmijës 18 muajsh, kur ai i dëmtoi shtresën e dyshemesë për të cilën kishte paguar njëmijë euro.

“Ishte vetë për vetëm gjysmë minute, nuk di si e hapi kovën që vështirë i hiqet kapaku”, ka thënë Brenda lidhur me rastin.

Ngjyra e yndyrshme, ka qenë e vështirë të hiqet nga trupi i fëmijës edhe pasi u la me ulë të nxehtë, ndërsa tepihu dhe rrobat janë hedhur në mbeturina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat