Gëlltiti macen por… e frikshme ajo çfarë i ndodh më pas pitonit zullumqar…

Ndryshe

Gëlltiti macen por… e frikshme ajo çfarë i ndodh më pas pitonit zullumqar…

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 20:30
Pitoni gjigant ka kaluar rrethimin e vendosur në një kopsht në Bangkok të Tailandës dhe ka ngrënë macen e kësaj qendre.

Një piton gjigant ka kaluar rrethimin e vendosur në një kopsht në Bangkok të Tailandës dhe ka ngrënë macen e kësaj qendre.

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk është lënduar nga pitoni, por drejtuesit e kopshtit njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe para se të largonin gjarprin gjigant ndërmorën një mision të pamundur.

Me kërkesën e drejtuesve të kopshtit, ata u përpoqën që të nxirrnin macen nga barku i pitonit, me shpresën se do të ishte akoma gjallë.

E pas disa minutash, ata ia arritën me sukses, por fatkeqësisht macja nuk kishte më shenja jete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat